Rama: Meta, shembulli me skandaloz per qytetarine e ketij vendi
  • 3 years ago
Skandaloze i ka cilësuar Kryeministri Edi Rama, deklaratat e bëra më herët gjatë kësaj të hëne nga Presidenti Ilir Meta, në konferencën për shtyp me homologun e Bosnje Hercegovinës.

?Shembullin më skandaloz sot, për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe qytetarinë e këtij vendi e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili si askush tjetër në atë pozicion, nuk ka kapacitetin moral dhe mendor të përmbahet të paktën kur ka në krah një homologun e tij që vjen nga jashtë. Nuk ka President në botë, nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu që në krah me një të huaj, të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarët këtu?, tha Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Duke u ndalur tek deklarata e kreut të shtetit, i cili tha se ?Presidenti do t?i publikojë emrat e tyre që do të guxojnë të bëjnë një gjë të tillë (ndryshimet në Kodin Zgjedhor) se kush janë ata që duan të kthejnë Shqipërinë 30 vjet pas? Rama shtoi:

?Ilir Meta që del flet në emër të Kushtetutës, me emër të shqiptarëve, që mbase i shkon me viktimat e OFL, por jo me PS, me deputetët e PS, me popullin shqiptar, që do afishoka emrat e deputetëve publikisht dhe që secili do merka përveç kostos politike dhe morale, edhe kosto personale. Nga kush? Si? Në çfarë mënyre? Me cila mjetet të dhunshme? Apo me ato armët që do të rrëmbeheshin në 2017-n?, tha Rama.

Gjatë konferencës me homologun boshnjak ?efik D?aferovi?, Presidenti Meta tha se deputetët duhet që të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit, në të kundërt, ai paralajmëroi se do të mbajnë përgjegjësi personale pasi do të votojnë kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

?Ai që ngre dorën për të ndryshuar marrëveshjen e 5 Qershorit, përveç listave të hapura, ngre dorë kundër integrimi. Unë dëshiroj të mos e bëjnë. Kushdo që do të ngrejë dorën duhet të dijë që përgjegjësinë do ta ketë individuale. Presidenti do ti publikojë emrat e tyre që do të guxojnë të bëjnë një gjë të tillë se kush janë ata që duan të kthejnë Shqipërinë 30 vjet pas?, deklaroi ndër të tjera Meta./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended