Ora News - Rikthehen trastat, qytetarët përdorin më pak qeset plastike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që prej 1 korrikut një qese plastike mund ta marrësh vetëm kundrejt pagesës. Cmimi është simbolik, 5 deri në 10 lekë, por ky çmim së bashku me ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit i kanë rikthyer qytetarët shqiptarë në përdorimin e trastave apo çantave.

Ata thonë se prej fillimit të muajit korrik i përdorin më pak qeset plastike, madje ka nga ata që shkojnë në treg me qese me vete.

Qytetar: Kam një çantë për t'i mbajtur më pastër.

Por për të tjerë çmimi prej 10 lekësh është një kosto shtesë për ta.

Qytetar: 50 këtu, 50 atje lek i humbur është dhe fiton dikush atje.

Edhe tregtarët pranojnë po ashtu përdorimin më pak të qeseve, ndërsa shprehin shqetësimin për qeset e reja që sipas tyre kushtojnë më shumë

Më 1 korrik, qeveria shqiptare përmes një vendimi ndaloi përdorimin e qeseve plastike nën 35 mikron. Qeset e reja janë në harmoni me natyrën dhe mund të degradohen brenda 36 muajve. Ndaj bizneseve që prodhojnë, importojnë apo tregtojnë qese dhe që nuk e respektojnë këtë vendim do të ndërmerren penalitete dhe gjoba që varijojnë nga1 deri në 1.5 milionë lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthehen-trastat-qytetaret-perdorin-me-pak-qeset-plastike

Recommended