Report TV - Flet avokati i Izet Haxhisë: Po përgatisim kërkesën për rihapjen e dosjes 'Azem Hajdari'

  • 6 years ago
Fran Dashi, Avokati i Izet Haxhisë ka folur sot për mediat duke dhënë detaje se çfarë do ndodhë tashmë që Izet Haxhia, dëshmitari kyç i vrasjes së Azem Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, u ekstradua në Shqipëri. I dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në Rinas natën e kaluar.

Ai ka thënë se do kërkojë rihapjen e çështjes pasi Izet Haxhia, ish-truprojë i Sali Berishës është dënuar në mungesë nga gjykata.

Izeti është shumë i lumtur që pas 20 vitesh kthehet në atdhe. Në gjendje të mirë, me memorie të pastër. Ju siguroj që shëndeti i tij është i plotë. Ne jemi duke studiuar aktet e para dhe pikësynimi dhe pretendimi jonë është për rihapur dosjen e nga para e pasi gjykimi dhe hetimi ndaj tij për 12 shtatorin, ëhtë bërë në mënugesë.

Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandekurit duke caktuar avokat kryesisht. Ne kemi besim të plotë se çështja do shkojë drejt rihapjes. Unë jam përfaqësues ligjor i Izet Haxhisë dhe jo përafqësues politik. Jemi drejt përfundimit të kërkesës, jemi duke i dhënë dorën e fundit dhe do ta depozitojmë në gjykatë. Kur një shtetas gjykohet në mungesë, nënkupton se çështja do rihapet.

Recommended