Ora News - Hetimet për Tahirin, Krimet e Rënda thërrasin shoferin e ish-ministrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është thirrur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillohen për ish-ministrin e Brendshëm.

Kjo është hera e dytë që Gentian Caka thirret në Prokurori për tu pyetur. Më herët ai është paraqitur në Prokurori në nëntorin e vitit të kaluar ku ka shpjeguar se përse dy patentat për mjete lundrimit të Tahirit dhe bashkëshortes së tij u gjetën në automjetin e biznesmenit 25 vjeçar, ku u gjet edhe një sasi e konsiderueshme prej afro 863 mijë eurosh.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe mbështetje të organizatorëve për trafik droge.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoferi-i-ish-ministrit-tahiri-thirret-tek-krimet-e-renda

Recommended