Ora News - Hetimet/ 61-vjeçari nga Kosova dyshohet se u torturua dhe më pas u dogj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre ditë pas zbulimit të trupit të djegur që dyshohet se është kosovari 61 vjecar Xhafer Osmani ngjarja mbetet e mbuluar me mister. Grupi hetimor nuk ka dalë ende me një konkluzion përfundimtar për dinamikën dhe nuk ka asnjë person të ndaluar zyrtarisht, ndërkohë familjarë të 61-vjecarit nga Kosova që dyshohet se është personi i djegur të shtunën në periferi të Fushë Krujës kanë mbërritur në Shqipëri për krahasimin e ADN me viktimën.

Analiza pritet që të konfirmojë idenitetin, ndërsa rezultatet e autopsisë do të përcaktojnë zyrtarisht nëse ngjarja është vrasje apo vetëdjegie.

Paraprakisht specialistët thonë se ka të dhëna që trgojnë se viktima është qëlluar me armë në kokë përpara se të digjej brenda në mjet.

Dyshimi për torturmin e viktimës forcohet nga një pamje e kapur nga kamerat e sigurisë në një karburant në zonën ku u gjet makina e djegur me viktimën brenda.

Burimet thonë se në pamjet e sekuestruara shihet një person rreth 35 vjet që drejton mjetin në pronësi të Xhafer Osmanit, por ky i fundit nuk evidentohet brenda makinës për shkak edhe të xhamave të errët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-61-vjecari-nga-kosova-dyshohet-se-u-torturua-dhe-me-pas-u-dogj

Recommended