Ora News - Plagosja e çiftit, tre autorët: E komplimentuam vajzën, nuk e ngacmuam

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një çift të rinjsh mbeti i plagosur në Tiranë mesditën e djeshme, pasi u qëlluan me thikë nga 3 të rinj, të cilët u vunë në pranga. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti mes disa të rinjve dhe një çifti të fejuarish përfundoi me plagosjen e një 27-vjeçari dhe partneres së tij në Tiranë.

Sherri ka ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Unazës së Re jashtë një lokali, kur Altin. M, 27 vjeç dhe e fejuara e tij 23-vjeçare Klaudia.K u qëlluan me thikë nga 3 të rinj me inicialet H.N, Ç. Sh dhe F.P, të cilët janë arrestuar oas ngjarjes.

Nga policia mësohet se 3 të rinjtë ngacmuan 23-vjeçaren dhe ky ishte shkaku i sherrit. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin e menjëhershëm, ndërsa autorët u arrestuan pas sherrit.

Ata kanë pohuar në polici se vetëm e kishin komplimentuar vajzën dhe nuk e ngacmuan atë. Nga ana tjetër, policia ka sekuestruar dhe armën e krimit, në cilësinë e provës materiale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plagosja-e-ciftit-tre-autoret-e-komplimentuan-vajzen-nuk-e-ngacmuan

Recommended