Report TV - Petro Koçi: Duhet përshëndetur akti i Tahirit, prokuroria e lirë të hetojë

  • 6 years ago
Zëvendësiministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka qënë i ftuar në studion e Report Tv ku është shprehur lidhur me ngjarjet dinamike të ditëve të fundit, që nga dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deri tek reagimet e secilit nga politikanët për këtë akt, gjithashtu edhe reagimin e Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Koçi e ka thënë që veprimi i Tahirit duhet përshëndetur, edhe pse nuk jam dakord me të gjitha ato që tha ai. Zëvendësministri i Mbrojtjes është shprehur se deri para dorëheqjes opozita e përdorte çështjen ?Tahiri? kudo, por tashmë nuk do ta kenë më këtë mundësi.

Akti që mori dje Saimir Tahiri duhet përshëndetur, unë e vlerësoj si veprim edhe pse nuk jam dakord me gjithë fjalimin e tij.

Në lidhje me deklaratën që dha sot ambasadori Lu, ai u shpreh i kënqur që kemi një politikan të akuzuar, ku para drejtësisë do të jetë një qytetar i zakonshëm.

E gjithë kjo që po bën sot opozita është një lojë e shëmtuar sepse ato do të donin që ai të mos e jepte dorëheqjen që ta përdornin kudo, dhe tashmë nuk e kanë më këtë mundësi.

Në situatën ku Tahiri u duk sikur ju shpalli luftë të gjithëve, mendoj se duhet kuptuar një njeri në atë lloj situate, unë e përshëndes si akt por nuk jam dakord me gjithçka që ai tha.

Ai është një politikan me provojë dhe ka të drejtë të dalë në publik. Gjithçka ai ka thënë duhet përqëndruar tek akti i tij.

Akuzat e Bashës ndaj Tahirit në thelb janë akuzime axhamish. I gjithë rasti ka nisur nga prokuroria italiane, dhe nuk mundet njeri ti prishë provat pasi janë nisur nga prokuroria italiane dhe jo nga ajo shqiptare.

Recommended