Saimir Tahiri lë mandatin e deputetit: Të gjithë bashkë kundër meje por nuk përkulem para askujt

  • 6 years ago
TIRANE-Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ish-ministri i Brendshëm në hetim për dosjen Habilaj përmes një konference për mediat njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga mandati i deputetit për t?u përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë.

Tahiri deklaroi se nuk ka nevojë për mandat apo imunitet për t?u mbrojtur, ndërsa shtoi se kjo nuk është ndeshja e tij e fundit, por e para duke premtuar se beteja do të vijojë. Në fjalën e tij, që zgjati mbi 40 minuta, Tahiri ishte i ashpër dhe me shumicën parlamentare.

Ish-ministri bëri kritika të forta ndaj Ramës, ministrit Xhafaj, grupit të PS, ambasadorëve, por pa harruar opozitën dhe Presidentin Meta. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se mban peng integrimin, Tahiri tha se është shumë i vogël për të bërë një gjë të tillë, ndërsa akuzoi se shumica dhe opozita kanë bërë konsensuse në korridoret e errëta të Kuvendit.

Kam marrë një vendim, unë dorëzoj mandatin tim të deputetit deri kur të zbardhet e vërteta unë nuk do të jem deputet, por një qytetar i thjeshtë. Me familjen e miqtë do të përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë, ligjin dhe palaçot në politikë që kanë vjedhur. Unë nuk do të dorëzohem në asnjë çast.

Unë e jap imunitetin, jam qytetar i thjeshtë, unë këtu jam dhe do të jem përballë jush, fuqia ime është e vërteta ime, unë nuk do të resht që kërkuari të vërtetën. Nuk kam fjalë mjaftueshëm ti falënderoj ata që më kanë mbështetur. Unë nuk jam nga ata që fshihem. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, kjo është e para dhe do të vijojë deri kur t?ia dal, unë nuk jam më deputet, do të përballem me këdo, e vërteta mjafton dhe është më e fortë se cdo gjë tjetër.

Recommended