Dorëzon mandatin e deputetit: 'Unë jam Saimir Tahiri, nuk përkulem para askujt!'

  • 6 years ago
Tahiri deklaroi se nuk ka nevojë për mandat apo imunitet për t?u mbrojtur, ndërsa shtoi se kjo nuk është ndeshja e tij e fundit, por e para duke premtuar se beteja do të vijojë. Në fjalën e tij, që zgjati mbi 40 minuta, Tahiri ishte i ashpër dhe me shumicën parlamentare dhe grupin që ka qenë pjesë në PS.

Kam marrë një vendim, unë dorëzoj mandatin tim të deputetit deri kur të zbardhet e vërteta unë nuk do të jem deputet, por një qytetar i thjeshtë. Me familjen e miqtë do të përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë, ligjin dhe palaçot në politikë që kanë vjedhur. Unë nuk do të dorëzohem në asnjë çast. Unë e jap imunitetin, jam qytetar i thjeshtë, unë këtu jam dhe do të jem përballë jush, fuqia ime është e vërteta ime, unë nuk do të resht që kërkuari të vërtetën. Nuk kam fjalë mjaftueshëm ti falënderoj ata që më kanë mbështetur. Unë nuk jam nga ata që fshihem. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, kjo është e para dhe do të vijojë deri kur t?ia dal, unë nuk jam më deputet, do të përballem me këdo, e vërteta mjafton dhe është më e fortë se cdo gjë tjetër. Jam përballë kujtdo dhe nuk do të përkulem. Sot them, unë nuk jam palaço, unë jam Saimir Tahiri dhe nuk kam nevojë për mandat, imunitet për t?u përballur me drejtësinë, por unë nuk jam dorëzuar kurrë e aq më tepër sot. Në një betejë që nuk e kam vetëm timen, se as drejtësinë dhe Europën nuk do na e falë njeri por do e fitojmë me kockat tona.

Recommended