Ora News - Çmimi i bukës drejt rritjes?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa vite më parë qeveria vendosi një çmim preferencial për energjinë elektrike që furrat e bukës konsumonin. Por disa vite më vonë dhe gradualisht mesa duket këto biznese që u licensuan si të tilla nisën ta përdornin këtë lloj biznes edhe për të tregtuar mallra të tjerë. Në këtë mënyrë OSHEE ka nisur ta faturojë energjinë si bizneset e tjera me 14 lekë për kilovat ora çka ka sjellë reagimin e shoqatës së prodhuesve të bukës. Ata janë në negociata me OSHEE por nëse nuk arrihet një e mesme që ti kënaqë shoqata thotë se ky vendim do të çojë automatikisht në rritjen e çmimit të bukës.

Çmimi i bukës mund të pësojë një rritje nëse shoqata e prodhuesve të bukës dhe ERE nuk do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje. Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese kreu i ERE tha se nuk mund të pranohet kërkesa e shoqatës për ta lënë çmimin e energjisë me 7.6 lekë edhe në rastet kur furrat e bukës tregtojnë edhe produkete të tjera.

Petrit Ahmeti: Kemi bërë takim me përfaqësuesit e shoqatës së prodhimit të bukës dhe vendimi i Entit Rregullator lidhet me strukturat që prodhojnë bukë.

Ora News kontaktoi me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës të cilët thanë se janë ende ne negociata me ERE por që nëse nuk arrihet një marrëveshje sigursht që vendimi për ta paguar energjinë me 14 lekë për kilovat orë do të çojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.

Gëzim Peshkëpia, Shoqata e Prodhuesve të Bukës: Presim një zgjidhje, jemi ende në negociata dhe presim që këto ditë të takohemi përsëri me OSHEE për të gjetur një zgjidhje.Ne jemi edhe për për të gjetur një cmim të ndërmjetëm prej 8.4 kë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cmimi-i-bukes-drejt-rritjes