Ora News - Të lënë pas dore, personat me aftësi të kufizuar kërkojnë mbështetje ekonomike
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia e Personave me aftësi të kufizuar i bën apel forcave të mëdha politike që në zgjedhjet e ardhshme ti përfshijnë në koalicione. Kryetari i kësaj partie thote se nuk synojnë karriget e parlamentit por ato të këshillave bashkiakë, ku personat me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre.

"Ne e shikojmë veten të ofenduar nga shteti, të pa përkrahur".

Aftësitë e kufizuara u janë kthyer në pengesë për zhvillimin e nje jete normale. Për te lehtësuar sadopak vështirësitë, personat me aftësi të kufizuara kanë apeluar për më shumë mbështetje ekonomike dhe sociale por thonë se kanë hasur në indiferentizëm.

"KEMP-et, ka shumë shqetësime, këtu bëhet korrupsion".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-lene-pas-dore-personat-me-aftesi-te-kufizuar-kerkojne-mbeshtetje-ekonomike
Recommended