Ora News - Xhaçka uron 256 ushtarët e rinj: Zgjedhje e duhur!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
121 ushtarë të rinj iu bashkuan Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërkohë që 135 të tjerë përfunduan me sukses stërvitjen 10-javore për përparimin e mëtejshëm në gradë. Në ceremoninë e betimit në Bunavi, Ministrja e Mbrojtjes i përgëzoi për zgjdhjen e bërë ndërsa foli edhe për mundësitë që kanë ushtarakët për të bërë karrierë.

Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të ushtarëve të rinj në Bunavi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përgëzoi pjesëtarët më të rinj të Forcave të Armatosura shqiptare për zgjedhjen e bërë për t?iu bashkuar FA-ve.

Olta Xhaçka: ?Sot, ju 256 djem e vajza, i bashkoheni ushtrisë shqiptare dhe unë me shumë krenari mund të them, që keni bërë zgjedhjen e duhur. Dua të ndaj me ju, krenarinë për vullnetin që shfaqët dhe mirënjohje për përzgjedhjen që keni bërë.?

Ministrja e vuri theksin tek mundësitë që Forcat e Armatosura ofrojnë për çdo të ri

Olta Xhaçka: ?Që sot, do keni mundësi të trajnoheni dhe stërviteni me kolegë të aleancës, dhe nesër, të shkëmbeni eksperiencë në vende të ndryshme të botës. Që sot, ju keni garancitë e duhura, se keni zgjedhur një karrierë të sigurt, me mundësi të larmishme për të arritur majat që aspironi në këtë mision kaq të nderuar. Çdonjëri prej jush do ketë mundësi të jetë në të ardhmen, një pedagog i mirë, një trajnues i zoti, një komandant i aftë një diplomat i suksesshëm, pse jo edhe një gjeneral me 3 yje.?

Përpara betimit dhe certifikimit, të pranishmit ndoqën edhe një demonstrim me veprime fizike, taktike dhe qitjeje nga ushtarët e rinj.

Stërvitjen Individuale Bazë e përfunduan me sukses 121 të rinj, mes të cilëve 10 vajza, ndërkohë që Stërvitjen Individuale të Avancuar e kaluan 135 ushtarë, nga të cilët 5 vajza.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhacka-uron-256-ushtaret-e-rinj-zgjedhje-e-duhur

Recommended