Ora News - Teatri dhe parku 'Rinia', PD-LSI bojkot këshillit bashkiak

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita në këshillin bashkiak bojkoti mbledhjen pasi shprehu kritika dhe dyshime se dy projekt-vendimet e bashkisë synojnë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe betonizimin e parkut 'Rinia'. Pas largimit të tyre nga mbledhja, mazhoranca sqaroi se bëhet fjalë për administrimin e trojeve të bashkisë dhe jo për ndërtime apo shembje objektesh.

Opozita vendosi sërish marrëdhënie të kushtëzuar deri në bojkot në këshillin bashkiak.

PD-LSI kundërshtuan dy projekt-vendime të bashkisë së Tiranës:

-1.Kalimin e administrimit të Parkut "Rinia" nga ndërrmarrja nr 1 e bashkisë në Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

-2. Pojektvendimin për zhvillimin e trojeve në pronësi të bashkisë së Tiranës, që rreth 1000 m katro janë pranë Teatrit Kombëtar.
Kreshnik Çollaku: Parkun "Rinia", të vetmen mushkëri me kioska dhe me beton dhe mbi të gjitha kryeni aktin e talibanizmit kulturor, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin aty të kullave. Nuk do ti kaloni kurrë, nuk i keni votat dhe nuk keni për ti pasur votat

Aldrin Dalipi: Është mirë të votoni ndihmën ekonomike, rrini në sallë.

Kreshnik Çollaku: Ne vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar më këshillin bashkiak të Tiranës. Kjo marrëdhënie është e kushtëzuar për shkak të pranisë të 6 njerëzve me mandate të bëra nul nga gjykata e Tiranës. Prania e këtyre 6 individëve hedh në erë legjitimitetin e këtij këshilli bashkiak dhe cdo vendimi që aty merret. Pse u duhet prania e 6 njerëzve pra mandat që aktrojnë si këshilltarë, por nuk janë më këshilltarë? I duhen për të përgatitur akte si këto që janë sjellë sot për të marrë vendim. Janë disa akte difektoze, por dy janë akte kriminale që përgatiten kundër qytetit të Tiranës. E para është projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, mafia e naftës për të grabëlluar mushkërinë e vetme në Tiranë, "Parku Rinia" për ta betonizuar, kioskëzuar dhe për të bërë që çdo fëmijë të Tiranës të paguajë një taksë për të luajtur në atë park. Kjo votë në këtë këshill kërkon 3/5. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi, formalizimi i rrugës për shkatërrimin e TK dhe mbjelljes e kullave disa katëshe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/keshilltaret-e-djathte-braktisin-mbledhjne-do-betonizohet-parku-rinia

Recommended