Ora News - Çifti qëllohet me armë pasi u bën rezistencë grabitësve, vdes burri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një çift bashkëshortësh u plagosën me armë zjarri në një tentativë grabitje mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku fatkeqësisht burri ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:07, në rrugën "OSBE".

Agim Buci dhe Merita Buci, 52 dhe 41 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në dyqanin e tyre nga persona ende të paidentifikuar gjatë tentativës për ti grabitur. Çifti ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, ku këta të fundit janë përgjigjur me armë.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi Agim Buci ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-kamez-plagosen-burre-dhe-grua

Recommended