Ora News - Nuk ka dhurata, Vlahutin: Duhet të arrini standardet e BE në sjellje dhe rezultate
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria i meriton negociatat dhe duhet të punojë për t'i hapur ato. Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, pasi dorëzoi raportin në Komisionin e Integrimit u tha deputetëve se procesi nuk do të jetë i lehtë dhe nuk do të ketë asnjë dhuratë. Vlahutin u shpreh se në thelb nuk do të ketë asgjë për të negociuar por shqiptarët duhet të përafrojnë legjislacionin, sjelljen dhe rezultatet me standardet e Bashkimit Europian.

Pasi lexoi pikat kryesore të raportit, Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, u tha shqiptarëve se negociata janë një proces i vështirë dhe për këtë do të duhet të frikësohen pak.

Për t'u anëtarësuar në BE, Vlahutin u shpreh se duhet të arrijmë standardet në ligjislacion, sjellje dhe rezultate.

Vlahutin: Në një farë mënyre duhet të jeni paksa të frikësuar, sepse do jetë shumë e vështirë dhe shumë e thellë. Mendoj se duhet të bëheni gati për këtë. Këto quhen negociata por në thelb nuk ka asgjë për të negociuar. Më mirë t'i quaj bisedime për anëtarësim sepse ju duhet të përafroni jo vetëm legjislacionin por edhe sjelljen dhe rezultatet me standardet e BE.

Në lidhje me 5 prioritetet, pas pyetjes së deputetit të LSI, Petrit Vasili, Vlahutin u përgjigj se këto do të mbeten edhe pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Vlahutin: Absolutisht që ngelen si prioritete. Do të jenë prioritete absolute gjatë negociatave por edhe pasi vendi të anëtarësohet në BE.

Në fjalën e tij, deputeti socialist Bledar Çuçi vlerësoi punën e qeverive në 20 vitet e fundit, edhe pse sipas tij opozitat e këtij vendi gjatë kësaj kohë nuk kanë punuar si duhet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nuk-ka-dhurata-vlahutin-duhet-te-arrini-standardet-e-be-ne-sjellje-dhe-rezultate
Recommended