Ora News - Klosi paralajmëron bizneset: Deri në 1 qershor vendosni depuratorët e ujërave të zeza

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenjë dhe dete duhet të kenë vendosur depuratorët.

Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin.

Paralajmërimi u bë nga Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë vizitës në impiantin e depurimit të ujit në Fier.

Blendi Klosi: "Nuk do të lejohet asnjë biznes, i madh apo i vogël, me emër apo emër, i njohur apo i panjohur që pas datës 1 qershor të mos ketë një depurim të ujërave të zeza apo të ndotura që derdhen në lumenjtë e Shqipërisë dhe në bregdetin shqiptar"

Duke parë nga afër investimin e realizuar dhe procecin e filtrimit të ujit, ministri Klosi tha se ky është një model i jashtëzakonshëm që duhet të përdoret nga të gjithë ata që shkarkojnë ujërat e patrajtuar në lumenj apo bregdet.

Blendi Klosi: "Ne do të kërkojmë që modele të tilla të zbatohen, një zbatim rigoroz të lejes mjedisore që kompanitë e mëdha por edhe kompanitë më të vogla kanë me institucionet e Ministrisë së Mjedisit."

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha se sipas një studimi të fundit, bërë nga ekspertë amerikanë janë 21 pika ku derdhen mbetjet në Gjanicë. Sipas këtij studimi 4-5 pika janë ato ku derdhen hidro-karburet, ndërsa të tjerat janë të ujërave të zeza.

Vendosja e impianteve në 4-5 pika do të sillte pastrimin e plotë të lumit për 1 ose 2 vjet.

Armando Subashi: "Gjanica për 1 ose 2 vite fillon dhe vetëpastrohet plotësisht."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klosi-paralajmeron-bizneset-deri-ne-1-qershor-vendosni-depuratoret-e-ujerave-te-zeza

Recommended