Ora News - “Përroi” i ujërave të zeza në Berat, vatër infeksioni

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përroi i Zagores në Berat është shndërruar në një kanal të ujërave të zeza dhe burim infeksionesh në zemër të lagjes Uznovë. Banorët atje thonë se kërkesat për ndërhyrje kanë rënë në vësh të shurdhët, ndërsa Bashkia thotë se nuk ka fonde për një rehabilitim të plotë.

Përroi i Zagores që kalon përmes lagjes 'Uznovë' në Berat është shndërruar në një kanal të ujërave të zeza.

Banorët shprehen se kjo situatë është e tillë prej vitesh, se kanali është një rrezik i hapur epidemish, por kërkesat e tyre për sistemimin e tij kanë rënë në vesh të shurdhët.

"Kanali është i mbushur me lloj-lloj pisllëqesh, edhe qytetarët vetë i hedhin plehrat aty.Janë mësuar".

"Sëmundje e gjallë është!"

"Të mbulohet, të bëhet ndonjë gjë, ata e dinë".

Nga ana tjetër burime pranë Bashkisë së qytetit bëjnë me dije se janë marrë disa herë masat për pastrimin e këtij përroi, por një investim i mirfilltë për sistemimin e tij nuk është dhënë për shkak të mungesës së fondeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perroi-i-ujerave-te-zeza-ne-berat-vater-infeksioni

Recommended