BOOM: Plazhi i Spillesë mes ujërave të zeza

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U premtua se në det nuk do të derdhen ujërat e zeza, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Emisioni BOOM ka bërë një vëzhgim në ujërat e Adriatikut, në zonën e Spillesë, ku pushuesit këtë sezon përveç detit ishin të detyruar të laheshin edhe në ujërat e zeza.

Por ajo që të bie më shumë në sy është fakti që bashkia e Rrogozhinës ka zgjidhur pikërisht zonat ku derdhen ujërat e zeza për të vendosur tabelat për plazh publik.

Në të dy krahët e kanalit, Bashkia Rrogozhinë ka dhënë leje për ushtrim aktiviteti për sezonin turistik, pra vendosje shezlong, bar - kafe, restorante për pushuesit.

Nga informacionet që gazetarët e BOOM morën në zonë ky kanal është një kanal kullues, por fshatrat përreth dhe bizneset nuk kanë kanalizime. Këto të fundit funksionojnë me gropa septike, që do të thotë duhet të marrin botet për t`i pastruar këto gropa herë pas here, në mënyrë private.

Të gjitha këto ujra të zeza për shkak të mungesës së kanalizimeve në zonë derdhen pikërisht tek kanali, i cili në fakt ka një gjatësi të konsiderueshme, dhe derdhet drejt e në plazhin e Spillesë.

Agjencia Kombetare e Mjedisit realizon monitorimin mikrobiologjik të ujërave bregdetare për vitin 2018, program i cili zbatohet nga Instituti i Shendetit Publik kontraktuar nga AKM bazuar ne Programin Kombetar te Monitorimit te Mjedisit 2018.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-plazhi-i-spillese-mes-ujerave-te-zeza

Recommended