Denoncimi në BOOM: Me vendim gjykate, por ende nuk ka marrë paratë e shpronësimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në qytetin e Korçës për të trajtuar shqetësimin e një qytetari. Bëhet fjalë zotin Bajram Tako i cili prej 19 muajsh nuk ka marrë paratë e shpronësimit.

Shtëpia e tij u prek nga zgjerimi i bulevardit në vitin 2015, ai thotë se në çertifikatën e pronësisë ka 120 metra katror, ndërsa bashkia i ka shpronësuar vetëm 45 metra.

Bajram Tako: E hodhëm në gjyq dhe pastaj gjyqi na dha njohjen që ne kishim 120 metra katror dhe bashkia tani duhet të na shpronësojë për 75 metra katror që kanë mbetur.

Qytetari thotë se nga shpronësimi ka marrë 20 mln lekë, por prej dy vitesh jeton me qira.

Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku iu drejtua edhe bashkisë së Korçës për rastin e shpronësimit të zotit Bajram Tako. Zëdhënësja e bashkisë thotë vazhdojnë ende procedurat për shpronësim dhe kërkesa është dërguar në ministri dhe emri i zotit Tako është duke i rishqyrtuar.

Ndërsa nënkryetari i bashkisë së Korçës tha se nuk ishte në dijeni të rastit dhe nëse ky problem vjen nga punonjësit e tij do të merren masa.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-ne-boom-me-vendim-gjykate-por-ende-nuk-ka-marre-parate-e-shpronesimit

Recommended