"Ju flet Moska": Hapja e negociatave me BE, realiteti i filmit "Cube"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastrit Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë për dhënien e rekomandimit të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE.

Myftaraj: Komisioni i BE apo sic quhet ndryshe qeveria e BE ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtartësimin e Shqipërisë në BE. Dmth Komisioni ia rekomandon Këshillit Europian. Këshilli Europian është organi më i lartë i BE, i kryetarëve të shteteve dhe qeverive, mbledhje që ndodh dy herë në vit, por njëra nga këto është vendimtare. Si dhe ja ka rekomanduar dhe Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE. Pra kalon rekomandimi, këta marrin vendimin dhe pastaj i thonë BE që ti japë Shqipërisë një datë për nisjen e bisedimeve. Siç shikohet është një formulë e ndërlikuar burokratike, për arsyen e thjeshtë sepse e gjithë kjo formulë është krijuar për ti mbajtur vendet të cilat BE nuk do t;i anëtarësojë, por nuk do as t'i krijohet bindja se kanë mbetur jashtë deyrve të BE.

Pra përdor një lloj politike që mund të etiketohet me atë proverbin e vjetër shqiptar, "të shpie në 7 çezma dhe nuk të jep ujë"

Ne jemi nga çezma e tretë, kemi edhe nja çezma përpara. Na i përshkruajnë çezmën se ju nuk keni standardet për të hapur rubinetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-hapja-e-negociatave-me-be-realiteti-i-filmit-cube

Recommended