Ora News - Droga në shkollat e Lezhës alarm për institucionet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 16 vjeçar u arrestua më 6 prill në Lezhë, Lezhës në tentativë për të shpërndarë 1 kilogram kanabis sativa pranë shkollave të mesme të qytetit.

Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, e ndarë në doza të vogla dhe përqëndrimi i veprimtarisë përrreth shkollave, konfirmoi përhapjen e fenomenit shqetësues të përdorimit të lëndëve narkotike në institucionet e arsimit.

Për disa ditë më radhë, Kamera e Ora News në Lëzhë vëzhgoi disa prej shkollave të mesme të qytetit, ku nxënësit refuzuan të flasin për këtë fenomen.

Ndërsa mësuesit e drejtuesit e institucioneve pranojnë se lëndët e ndaluara e kanë kaluar derën e shkollës, por flasin për raste dhe jo fenomen të shtrirë gjërësisht mes të rinjve

Drejtori i Shkollës: Për fatin e mirë ne nuk kemi pasur raste që të na krijojnë probleme por gjithmonë dyshimet janë se ndonjë edhe mund ta përdorë.

Shqetësimi ka mbërritur në drejtorinë e Arsimit në Lezhë, ku Bardhok Pulaj, thotë se rastët e evidentuara kanë shërbyer për ti rënë këmbanave të alarmit për rrezikun e ri përballë nxënësve.

Bardhok Pulaj Drejtor i Arsimit Lezhe: Konstatojmë se nuk është kaq e përhapur, por është e përhapur në sensin që ne duhet të jemi vigjilent në çdo çast për të mbrojtur nxënësit nga rreziku i kontaktit me drogën apo veseve të tjera.

Ndaj për ti bërë ballë këtij fenomeni, pranë shkollave është shtuar prania e forcave policore, ndërsa instititucionet kanë forcuar bashkëpununimin.

Bardhok Pulaj Drejtor i Arsimit Lezhe: Në raste të vecanta në i drejtohemi policisë, por edhe masat parandaluese në shkolla po japin rezultatin e vet.

Një studim i Istituti i Shëndetit Publik në vitin 2016, tregonte se 5-7% e personave të moshës 15-18 vjec kanë eksperimentuar me kanabis, rreth 4% e tyre me ekstazi, mbi 1% heroinë dhe rreth 2-3% e te rinjve kanë eksperimentuar me kokaine.

Psikologu Ndue Dragusha thotë se të rinjtë shihen nga shpërndarësit si potencial blerësish edhe për të ardhmen, ndaj targetohen më së shumti në një moshë kur rreziku për të rënë viktimë e fenomenit është me i madh.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/droga-ne-shkollat-e-lezhes-alarm-institucionet

Recommended