Ora News - Shkollat në Lezhë pa ngrohje, kaldajat për "dekor"
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ngrohja mbetet problemi i pazgjidhur edhe për ketë dimër në shumë shkolla të Lezhës. Në dy prej shkollave të ndërtuara vitet e fundit kaldajat nuk janë vënë kurrë në punë, ndërsa në të tjerat, nxënësit ankohen se ndizën rrallë ose nuk arrijnë të ngrohin klasat. Drejtuesit e Arsimit pranojnë se edhe këtë vit dështuan për ti dhënë zgjidhje problematikës së vjetër.

Edhe këtë dimër nxënësit e shumë shkollave të bashkinë e Lezhës do ta kalojnë në klasa të ftohta.

Edhe pse janë ndërtuar vitet e fundit, sistemi i kaldajave në gjimanzin i "Hydajet Lezha" dhe shkolla 9-vjeçare "Nënë Tereza" nuk funksionojnë.

Ndërsa në shkollat ku punojnë, nxënësit thonë se ndizen rrallë dhe nuk e ngrohin klasën.

"Kaldajat ndizen me raste."

Në këto kushte, nxënësit thonë se kanë paguar për ngrohës elektrikë për ti bërë ballë temperaturave të dimrit.

Problematika është e njohur edhe për Zyrën e Arsimit Parauniversitar në Lezhë.

Drejtori, Luan Dalipi, thotë se Bashkia ka bërë përpjekje për vënien në funksion të kaldajave në shkollat ku nuk funksionon, por ka qenë e pamundur.

Luan Dalipi: Bashkia Lezhë e ka marrë këtë informacion dhe ka bërë përpjekje për të sistemuar pajisjet që janë aty për të realizuar ngrohjen.

I kontaktuar, drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë, Elson Frroku, thotë se në dy shkollat ku mungon ngrohja kaldajat nuk kanë funksionuar që prej ndërtimit të tyre të cilat ende nuk po vihen në punë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkollat-ne-lezhe-pa-ngrohje-kaldajat-dekor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended