Ora News - Psikologët e shkollave me mbingarkesë, në Tiranë 1 mbulon 2300 nxënës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Psikologët që ushtrojnë profesionin e tyre pranë shkollave dhe gjimnazeve të kryeqytetit ankohen se kanë ngarkesë dhe nuk mund të jenë efektiv në punën e tyre. Atyre u duhet të mbulojnë dy deri në tre shkolla dhe nisur nga kjo Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim për shtimin e numrit të psikologëve.

Në gjimnazet e Tiranës një psikolog duhet të mbulojë një numër të lartë nxënësish 1800 deri në 2300.

Irma Vako, e cila prej 14 vitesh ofron ndihmë dhe këshilla për të rinjtë është e detyruar të ndajë javën e punës në dy shkolla.

Tre ditë të javës ajo qendron në gjimnazin 'Ismail Qemali', ndërsa dy ditët e mbetura në shkollën 9-vjeçare 'Hasan Tahsin'. Sipas saj, puna në dy shkolla nuk e lejon të jetë efektive në rastet që trajton.

Irma Vako: Në momentin që rasti është shumë emergjent përsëri do ta ndjek por që detyrohem të shkoj në një shkollë tjetër. Tani kam kaluar në dy shkolla, se më përpara kam qenë në tre. Kjo pengon apo ndalon rrjedhën normale të ndjekjes apo zgjidhjes së problemit.

Irma shprehet se është rritur numri i nxënësve të cilët adresojnë shqetësimet e tyre dhe kërkojnë ndihmë te psikologu, kryesisht për fenomenin e bulizmit apo problemet familjare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pa-psikologe-ne-shkolla-ngarkesa-tej-normave-projekti-sjep-rezultat

Recommended