Ora News - Qori: Ndryshojnë vetëm partitë në tepsi, oligarkët mbeten të njëjtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se opozita nuk e ndjek dot rezistencën e qytetarëve, ndërsa shton se pas 20 vjetësh, quhet akt heroik prishja e pronës së oligarkëve.

Qori: Po flasim për një sistem ekonomik të lidhur me politikën që prodhon privilegje përtej normale të kapitalizmit. Problemi tek është se ende na mungon një opozitë popullore që lind nga poshtë dhe që krijon një rrjet rezistence të njerëzve që e pësojnë nga ky sistem. Rezistenca i paraprin opozitës zyrtare.

Në Kukës për shembull i parapriu. Rezistenca popullore e tejkalon opozitën zyrtare sepse nuk ka pengje. Opozita zyrtare nuk mund ta shpërfill radikalizmin popullor. Do të ishte vetëvrasëse. Nga ana tjetër nuk e ndjek dot pas. Radikaliteti në popull është shumë herë më i madh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qori-ndryshojne-vetem-partite-ne-tepsi-oligarket-mbeten-te-njejte

Recommended