Ora News - Pushime dhe art, TKOB dhe Bashkia Vlorës kalendar aktivitetesh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushimet këtë verë në bregdetin e Vlorës si asnjë herë më parë do të shoqërohen me një larmi aktivitetesh kulturore.

Vendet me atraktive përgjatë bregdetit do të kthehen në skena të hapura gjatë sezonit turistik për të pritur shfaqjet më të bukura të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si nismë e drejtores Zana Çela në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës.

Çela: Është një program i programuar për turistët shqiptarë dhe të huaj që të shijojnë gjithçka të bukur që populli shqiptar prodhon.

Institucionet kanë nisur punën për hartimin e një kalendari aktivitetesh që sipas kryebashkiakut të Vlorës do t'i heq' monotoninë pushimeve të zakonshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pushime-dhe-art-tkob-dhe-bashkia-vlores-kalendar-aktivitetesh

Recommended