RTV Ora - Furtunë shkarkimesh në Kadastrën e Vlorës, hiqen nga posti drejtori dhe nëndrejtori
  • 5 years ago
#rtvora
Florian Alimadhi i cili ka qenë në krye të kadastrës së Vlorës që prej majit të vitit 2019 është shkarkuar nga posti.

Burime nga Kadastra bëjnë me dije se drejtori i ri i komanduar në drejtorinë e Kadastrës së Vlorës është Alteo Nazëraj.

Nazëraj është me profesion jurist dhe ka punuar si specialist në drejtorinë e hipotekës prej 10 vitesh.

Nga kadastra e Vlorës është shkarkuar nga detyra dhe nëndrejtori Klodian Troci si edhe një numër ende i pakonfirmuar specialistësh.

Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.

Janë të shumta çështjet gjyqësore, denoncimet e bëra kohë pas kohe, veçanërisht për çështje që kanë lidhje me trojet bregdetare. Rastet e fundit kanë qenë në gadishullin e Karaburunit, ku Prokuroria zbuloi qindra hektarë tokë të tjetërsuara.

Në 6 vite të qeverisjes socialiste në Vlorë janë ndërruar 12 drejtorë. Sipas kadastrës, nga ankesat e qytetarëve, kuptohet se bregdeti i Vlorës ende nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar, gjë që ka lejuar manovrimet e bëra me pronat në këto zona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/furtune-shkarkimesh-ne-kadastren-e-vlores-hiqen-nga-posti-drejtori-dhe-nendrejtori

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended