Report TV - Aksident tragjik në Fier, mjeti përfundon në kanal, vdesin 3 anëtarët e familjes
  • 6 years ago
Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Varibop, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjereve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.

Policia njoftoi për vdekjen e dy personave, drejtuesit të mjetit dhe një pasagjere, ndërsa Report Tv mëson se nga aksidenti ka mbetur viktimë dhe një person tjetër, që ndodhej në mjet. Bëhet fjalë për një vajzë të re, e cila ka vdekur së bashku me dy personat e tjerë nga aksidenti tragjik. Në vendngjarje kanë shkuar zjarriksja dhe policia, të cilat po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga kanali dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Informacion paraprak
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Recommended