Ora News - Aksident në Vlorë, mjeti me tre të rinj përfundon jashtë rruge
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor të shënuar mesditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në afërsi të fshatit Sherisht.

Një automjet tip "Mercedes Benz" me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar 3 persona, ku 1 prej tyre ndodhen në sallën e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë

Të plagosurit janë shtetasit N.B, 19 vjeç, banues në Mavrovë (drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në Reanimacion), G.D, 21 vjeç, banues në Kotë dhe A.B, 19 vjeç, banues në Mavrovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-ne-vlore-mjeti-me-tre-te-rinj-perfundon-jashte-rruge
Recommended