Ora News - Fondi Shqiptar i Zhvillimit po investon në të gjithë vendin 350 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimet e realizuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në të gjithë Shqipërinë janë prezantuar nëpërmjet një instilacioni.

Drejtori Ekzekutiv Benet Beci u shpreh se synimi është që qytetarët të njihen me ndërhyrjet konkrete që janë bërë në kudër të zhvillimit të turizmit

Benet Beci: Një nga investimet më domethënese në fushën e turizmit që kanë qenë investimet në Lungomare, në fshatrat e bregut të jugut. Në dy minuta për secilin nga këto zona kemi mundësuar të jepim një pamje të punës dhe ndryshimit që ka ndodhur me punën tonë në këto zona.

Aktualisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit po investon në të gjithë vendin një fond prej 350 mln eurosh.Ndërkohë që brenda kësaj vere disa fshatra në jug do të vijnë me një pamje të re për të gjithë turistët.

Benet Beci: Projekti që ne sot implementojmë dhe që janë marrëveshje të nënshkruara me donatorët në zbatim janë 350 mln euro dhe 400 mln euro të tjera që janë në proces negocimi me donatorët të cilat janë në vitet në vazhdim, po në të njëjtin koncept të zhvillimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fondi-shqiptar-i-zhvillimit-po-investon-ne-te-gjithe-vendin-350-mln-euro

Recommended