Aksione antidroge në të gjithë vendin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "Aksi" duke sekuestruar 6.2 kg kanabis sativa.Tre persona u arrestuan në flagrancë në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.Më konkretisht ranë në pranga shtetasit:K., 34 vjeç, banues në Lushnjë;C., 29 vjeç, banues në Tiranë;P., 28 vjeç, banues në Durrës;Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.Tre persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotikësh.Në kuadër të operacionit të koduar "Kreshpan", është bërë i mundur ndalimi i E. Y., 35 vjeç, S. T., 38 vjeç dhe E. S., 27 vjeç.Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.Në cilësinë e provës material është sekuestruar rreth 13 kg kanabis, 2 automjete, 7 aparate celulare dhe një sasi parash.Dy të rinj që po transportonin një sasi lënde narkotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje janë vënë në prangat e Policisë së Mirditës.Të ndaluarit janë F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë dhe B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë.Sipas policisë në qytetin e Rrëshenit, është bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin leviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur drogë.Në cilësinë e provës material në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr., e dyshuar cannabis sativa.Një 26 vjeçar i akuzuar për prodhim lëndësh narkotike është vënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht.26 vjeçari F.D., banues në fshatin Kuqan, arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë,  iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  8 doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.Gjithashtu për moskallzim të krimit janë proceduar penalisht A.L., 29 vjeç, A.B., 26 vjeç, E.G., 29 vjeç, dhe EM., 19 vjeç,  të katërt shtetasit banues në Elbasan.

Recommended