Ora News - Familjarët në protestë për 23 të ndaluarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës zhvillohej seanca për 23 të ndaluarit e Rrugës së Kombit, përballë saj, familjarë, qytetarë dhe shoqëria civile protestonte për lirinë e tyre.

Të rrethuar nga dhjetra forca te policisë, ata nuk u lejuan të zhvillonin protestën pranë Gjykatës.

Si kundërpërgjigje bllokuan qarkullimin në bulevardin Bajram Curri, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të solidarizohen me ta.

Orët e pritjes së vendimit të Gjykatës u shoqëruan edhe me tensione.

Vendimi që la pas hekurave 11 persona nuk u prit mirë nga familjarët të cilët e konsideruan të padrejtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familjaret-ne-proteste-23-te-ndaluarit

Recommended