Ora News - Hetimet, policë nga Shqipëria në Turqi për “baronin” e drogës Met Kanani
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak ditë pas referimit të dosjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, hetues nga policia shqiptare kanë mbërritur në Turqi për të kryer verifikime në lidhje me Met Kananin, shqiptarin e konsideruar si baron i drogës. Ndërsa ai dhe dhjetë anëtarët e bandës së tij janë lënë në burg nga gjykata, hetuesit shqiptarë po kërkojnë të dhëna për bashkëpunëtorët e grupit në vendin tonë.

Policia shqiptare fillon verifikimet për baronin e drogës Met Kanani. Pas referimit të dosjes në prokurorinë e krimeve të rënda disa ditë më parë, një ekip i policisë shqiptare ka mbërritur në Turqi për të kryer hetime.

Lajmi është bërë publik nga mediat turke sipas të cilave shqiptari i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, i konsideruar edhe si baroni i drogës, ka dalë para gjykatës turke e cila e ka lënë në burg.

?Haber Turk? citon se ekipi i policisë shqiptare mbërriti në Turqi të premten për të bashkërenduar hetimet në lidhje me linjën e trafikut të drogës. Ndërkohë paraditen e të hënës, Met Kanani dhe dhjetë anëtarët e bandës së tij dolën para gjykatës turke për tu njohur me masat e sigurisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-police-nga-shqiperia-ne-turqi-baronin-met-kanani