Ora News - Festa e Pashkës, të krishterë e myslimanë festojnë bashkë në Lezhë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pashka katolike u festua në një mënyrë të veçantë në Lezhë, duke bërë bashkë të krishterë e myslimanë.

Në sheshin "Papa Gjon Pali i Dytë" biznesmenet Altin Prenga e Lirim Torba ofruan ushqime karakteristike të Pashkës për çdo qytetar.

Për Altin Prengen kjo mënyrë të festuari është thjesht ripërtëritje e një tradite që ka ekzistuar, ndërsa Lirim Torba i besimit mysliman thotë se festa nuk ka përkatësi fetare

Altin Prenga: "Donim të sillin edhe sot bujarinë e njërëzve të zonës së Zadrimës, bujarinë e asaj toke të mrekullueshme siç është toka jonë."

Lirim Torba: "Myslimanë e katolikë Bajramin e Pashkë gjithmonë i kanë bërë bashkë."

Në mbështetje të këtij aktiviteti ishte dhe Bashkia Lezhë, ndërsa artistët e qendres kukturore të fëmije krijuan një atmosfere të gëzueshme.

Organizatorët synojnë ta kthejnë këtë mënyrë të festuari në një traditë të mirë duke dhënë shembullin e harmonisë fetare mes shqiptarëve

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festa-e-pashkes-te-krishtere-e-myslimane-festojne-bashke-ne-lezhe

Recommended