Ora News - Bisedime me Kosovën për Rrugën e Kombit? Rama: Pse duhej? Patriotizëm ta paguash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët nëse kishte diskutuar me Kosovën për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit, u shpreh se nuk kishte arsye për ta diskutuar, ndërsa shtoi se pagimi i kësaj tarife është patriotizëm.

Rama: Kush ishte arsyeja që duhet të konsultoheshim? Së pari nuk është taksë. Këtu dëgjoj njerëz që thonë janë rritur taksat, sepse quhet taksë pagesën e dritave dhe ujit. Së dyti, nuk kemi arsyeje të konsultojmë sepse nuk është një tarifë e vendosur politikisht. Çfarë do të diskutonim ne me qeverinë e Kosovës? Kjo nuk është tarifë patriotizmi. Patriotizëm është ta paguash tarifën. Të japësh kontribut për atë që të takon. Ato historitë që këtu do të ndërpriten flukset, janë qesharake. Asgjë nuk do të ndërpritet, përkundrazi. Kushdo që vjen do të vazhdojë të vijë. E thotë studimi. Tarifa nuk këtë javë. Tarifa ka dy vjet.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bisedime-me-kosoven-rrugen-e-kombit-rama-pse-duhej-patriotizem-ta-paguash

Recommended