Ora News - Sinan Hoxha rrëfen eksperiencën e tij si emigrant në Greqi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përpara se të behej këngëtar i famshëm, Sinan Hoxha si gjithë shqiptarët ka emigruar edhe në Greqi. I ftuar special në studion e emisionit "BOOM", Sinan Hoxha ka rrëfyer momentin e parë kur ka shkuar emigrant dhe është pritur nga një familje greke.

Sinan Hoxha: Vajta në Greqi për herë të parë nga vitet 90. Ishte koha kur këta tanët nuk të linin në kufi, kurse greku të priste.

Rozana Radi: Me çfarë ike ti?

Sinan Hoxha: Malit?

Rozana Radi: Sa vjeç ishe?

Sinan Hoxha: Nuk e mbaj mend, shumë i vogël, nja 14-15 vjeç dhe vajtëm atje, kalo një mal, kalo një kodër, baltë e shi ishim bërë ne telef pa bukë. Një familje më pa atjë dhe tha "krima". Krima do të thotë i vogël. Më mori në shtëpinë e vet dhe më futi brenda. Më tha do lash 3-4 makina tek ai dyqani që shisnin makina. Më shumë më mori për gjynah se unë isha i vogël dhe nuk është se do bëja punë, u erdhi keq.

Ne ishim mësuar laheshim me kanaçe. Para se të shtronin drekën thanë që ky do hajë me ne. Unë kisha mësuar disa fjalë greqisht. Me thanë para se të hamë buku futu bëj një dush se jë bërë pis.

Futem unë tek dushi, nuk e dija ça ishte dushi. Pashë një çezmë aty, e hapa unë akull uji?prit se po ngrohet s'ka, prit se po ngrohet s'ka. E mbylla! Thashë prit se mos është kjo tjetra?! Hapa atë, valë ai. Prit se po vjen tamam ?po unë nuk e dija që ato duhet të kombinoheshin të dyja. Si përfundim u lava me ujë të ftohtë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sinan-hoxha-rrefen-eksperiencen-e-tij-si-emigrant-ne-greqi
Recommended