Report Tv - Shkrimtari Ylljet Aliçka rrëfen eksperiencën e tij si regjisor
  • 6 years ago
Shkrimtari edhe skenaristi Ylljet Aliçka është vlerësuar me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Korçës. Për herë të parë, ai vjen tek filmi ?Lule plastike? edhe si regjisor.

Subjekti i filmit ?lule plastike? bazohen në ngjarje reale. Një çift nga fshati vijnë në një dasëm në Tiranë. Ky takim me njerëzit e metropolit i bën ata që të ndeshen me vetminë. Indiferencë kjo, që i afroi dhe më shumë me njëri-tjetrin. Aliçka për kamerën e ?Report tv? ndalet tek subjekti i filmit, por edhe tek skenarët e regjia e filmave shqiptarë.

Unë skam ndonjë karrierë të madhe si regjisor, por kam shkruar në përgjithësi tregime, që regjisorët i kanë adoptuar në film. Vjen një moment që do ta provosh edhe vet. Arma ime e fortë është ngjarja, skenari, por jo regjia.

Kur në kinema bëheshin filma me skenarët e mi, unë thosha, që ndoshta do të kisha futur këtë aktor edhe jo këtë. Por motiv për këtë film ishte ndoshta edhe Bert Ndrenika, i cili duke lexuar këtë tregim, propozoi që të bëhej film.

Kur ke aktor të mirë, nuk ka përse të mos dalë film i mirë, Zana Prifti është aktorja tjetër. Ndërsa, role dytësorë janë Elia Zaharia edhe Gent Hazizi.

Ylljet Aliçka
Recommended