Ora News - Bashkia Berat dyfishon kapacitetet akomoduese për turistët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me rreth 80 mijë vizitorë për vitin 2017, Berati ishte një prej qyteteve më të vizituara, por me kapacitetet më të ulta akomoduese.

Qyteti muze kishte vetem 500 shtretër, të cilat Sipas Kryebashkiakut Petrit Sinaj, brenda këtij viti pritet të dyfishohen në 1000.

Petrit Sinaj: "Numri i shtretërve, nga afërsisht 550 që është deri më tash, të shkojë në 1000 deri në fund të 2018-s. Kjo tregon që, interesi që kanë investitorët privatë dhe numri i shtuar i turistëve, ka përkuar me rritjen e numrit të madh të shtretërve në bashkinë e Beratit.

Zhvillimi dhe mbështetja e Turizmit është prioriteti kryesor i Bashkisë Berat, ndaj Sinaj thotë se në funksion të këtij qëllimi janë dyfishuar investimet.

Petrit Sinaj: "Ky sezon turistik, patjetër që do jetë më i mirë se viti 2017 për shkak se janë bërë investime strategjike në të gjithë lagjet muzeale të Beratit, por do jetë edhe më i vështiri për bashkinë e Beratit, për shkak se kemi dy investime konkrete në lagjet muzeale të Beratit: Një investim ka filluar që është nga Qafa e Kalasë për tek Markata dhe rruga aty do na krijojë pak vështirësi dhe ne, bësoj deri në qershor do i kemi dhënë drejtim mirë një pjese të rrugës për të mos bllokuar qarkullimin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkia-berat-dyfishon-kapacitetet-akomoduese-turistet

Recommended