Ora News - E motra i vdiq në shtëpi, mjekja: Edhe 11 vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vdekjes së një prej fëmijëve të familjes Smajli edhe motra e viktimës është duke luftuar për jetën në reaminacionin e Pediatrisë në Tiranë. Ndërsa priten të shpallen shkaqet e vdekjes së 13 vjeçares nga fshati Berishë i Epërm i Fushë Arrëz-it, mjekët janë duke ndjekur një terapi intensive për pneumoni në kushtet kur ende nuk dihet një diagnozë e saktë.

Shefja e Reanimacionit Pediatrik në QSUT, Ermira Kola: Aktualisht vajza është në gjendje të rëndë. Paraqet një pneumoni masive të anës së djathtë të mushkërisë. Penumonia e shoqëruar me detrest të rëndë respirator është një nga shkaqet kryesore që shpesh shoqërohet deri me vdekje.

11 vjeçarja bashkë me dy vëllezërit erdhi pasditen e së martës në qsut me helikopter ndërsa shenjat e para ishin temeperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje si dhe skuqje të trupit.

Grupi i ngritur për këtë rast është ende duke punuar për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 13 vjeçare që mjekët e zonës tanë se është mjekuar në kushte shtëpie për shkak të izolimit nga bora.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-motra-i-vdiq-ne-shtepi-mjekja-edhe-11-vjecarja-ne-gjendje-te-rende-jeten

Recommended