Report TV - Pamjet në Fier, grabitësit shkëmbejnë zjarr me policinë, një vdes, tjetri plagoset

  • 6 years ago
Një ngjarje e rëndë si nëpër filma ka tronditur qytetin e Fierit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku policia ka shkëmbyer zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?29 Nëntori?, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella M., duke thyer drynin e derës.

Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit. Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve dhe plagosur një tjetër, ndërsa kanë arritur t?iu shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një makinë autorët e tjerë, që dyshohen se janë dy. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Recommended