Ora News - Basha: FMN po i bie alarmit. Vendi mund të shkojë drejt krizës financiare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e cilëson si faktim të shqetësimeve të opozitës për ekonominë e vendit. Basha tha se borxhi publik, mungesa e investimeve dhe rritja e taksave po e con ekonominë drejt krizës.

Mungesa e investimeve të huaja, niveli i lartë të borxhit, rritja e taksave dhe vjedhjet e Parteritetit Publik-Privat, sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, janë një rrezik për ekonominë e vendit.

Kjo sipas tij tashmë nuk thuhet nga opozita por nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Basha: Ekonomia është dështimi më spektakolar i qeverisë ?Rama?. Përshkrimi i dështimeve të qeverisë socialiste në ekonomi është skandaloz; Rritja e taksave për bizneset e vogla dhe për qytetarët e thjeshtë. Marrja e borxhit publik në nivele të rrezikshme kolapsuese për ekonominë, Shpërdorim dhe grabitje e pasurive dhe parave publike me anë të PPP-ve dhe me anë të projekteve rilindjes urbane.Shqetësimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe nga opozita këto 4 vite janë të konfirmuara në këtë raportim. Efektet e shkatërrimit ekonomik që Edi Rama i ka sjellë vendit tani janë të dukshme, të raportuara dhe nuk mund të mbulohen më.Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen.

Mbarimi i TAP-it dhe kaskadës së Devollit, investime këto të siguruara nga qeveria demokratike, sipas Bashës janë investimet e fundit të huaja në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-fmn-po-i-bie-alarmit-vendi-mund-te-shkoje-drejt-krizes-financiare

Recommended