Xhafaj letër kreut të Krimeve të Rënda: Për kokainën e Maminasit të pyeten edhe Berisha e Basha

  • 6 years ago
TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i kërkon drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmata, të thërrasë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës. Përmes një letre, ministri thotë se ?dy deputetët duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërisht për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kg kokainë?.

Në shkresën e drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ministri Xhafaj thekson se ?nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit?.

Recommended