Ora News - Basha: Narkoshteti i ka shtrirë krahët edhe në drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike hedh akuza për drejtësi kolektive dhe paralajmëron se aksioni i opozitës është mos heshtja kur drejtësia nuk është e barabartë por godet në mënyrë selektive.

Kur Fran Frrokaj, kryetari demokrat i Bashkisë së Lezhës po hetohet për skandalin me pronat në bregdetin e Shëngjinit, Basha ka këto pyetje:

Lulzim Basha: Ne duam të dimë se kur do të dalë para drejtësisë Vangjush Dako, i akuzuar se ka bërë pazare dhe shkëmbimi në këmbim të vjedhjes së votave me tenderat dhe koncesionet në bashkinë e Durrësit dhe më gjerë.

Ne duam të dimë kur do të dalë para drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes ballkanike të heroinës.

Ne duam të dimë se kur do të kapen anëtarët e pakapur të bandës habilaj, kur do të kapët Klemend Balili, sepse drejtësi është vetëm ajo që vepron në mënyrë të barabartë në raste të barabarta. Pse nuk është arrestuar Elvis Rroshi? Pse nuk është ndjekur i njëjti standard për të njëjtat akuza për dhjetra pushtetarë socialistë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-narkoshteti-i-ka-shtrire-krahet-edhe-ne-drejtesi

Recommended