"Ju flet Moska": Ligji i nismës për ushtrinë e Jugosllavisë së re

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për një ligj të miratuar në 5 mars. Sipas tij ky është Ligji i nismës për ushtrinë e Jugosllavisë së re.

Myftaraj: Kuvendi i Shqipërisë në datën 5 mars ka miratuar një ligj që nuk ngjalli asnjë debat në opinionin publik, madje as në sallën e parlamentit, mes qeverisëe opozitës, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta sepse është një ligj i çuditshëm që koha do të tregojë që nuk është kaq i thjeshtë sa duket ose sa donte ta bënte qeveria.

Është fjala për ligjin 10 të 2018, me titull për "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit?

Që në titull ligji gënjen, fsheh një fakt që bëhet fjalë për një task forcë të mjekësisë ushtarake. Jo për një task forcë mjekësore të thjeshtë dhe kjo është gënjeshtra më e vogël. Të tjera gjëra të çuditshme janë në përmbajtjen e marrëveshjes që është ratifikuar në këtë ligj.

Marrëveshja e cila i bashkëngjitet ligjit është mes Këshillit të Ministrave dhe këtyre vendeve që janë ish-Republika Jugosllave.

Kjo është harta e plotë me të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më lart janë Kroacia dhe Sllovania që nuk duken. Pra është ish-Jugosllavia dhe Shqipëria.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ligji-i-nismes-ushtrine-e-jugosllavise-se-re

Recommended