Ora News - Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, me pranga në seancë. 'Blindohet' gjykata

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në orën 09:00 me pranga në duar kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë me pranga në duar dolën në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur ?Rana e Hedhun?.

Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe kanë vendosur shirita. Dhjetra mbështetës të Frrokajt por dhe familjarë të tij dhe të të arrestuarve të tjerë janë vendosur para gjykatës në pritje të vendimit.

Ndërkohë Gjok Ndoka ndodhet në spital pasi ka probleme shëndetësore me zemrën dhe rivlerësimi i masës së sigurisë do të bëhet në spital.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten, më 16 mars 2018 , ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/blindohet-gjykata-sot-seanca-e-vleresimit-te-arrestit-kryebashkiakun-e-lezhes

Recommended