Kryebashkiaku i Lezhës kundër qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Këshillit të Ministrave për ndalimin e bashkive që të shpallin procedura prokurimi gjatë muajit qershor.Frrokaj e ka kundërshtuar hapur këtë vendim para gazetarëve duke theksuar se institucioni që ai drejton do t?I realizojë të gjitha investimet e parashikuara, pasi sipas tij, shumica janë prokuruar.Kryebashkiaku I Lezhës deklaroi gjithashtu se me të ardhurat e bashkisë do të realizohen një sërë investimesh të rëndësishme infrastrukturore në qytet dhe fshatra, pasi hapja e lejeve të ndërtimit ka rritur të ardhurat në këtë njësi vendore.Duke ju referuar buxhetit të vitit 2019-të në Bashkinë Lezhë janë parashikuar të realizohen 61 projekte gjatë këtij viti një pjesë e së cilave kanë nisur e të tjera janë në proçes tenderimi.

Recommended