PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi, të hetohet - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka denoncuar nje tjeter kryebashkiak te mazhorances. Selia blu deklaroi se kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi në vitet 1999-2000. Sipas PD, Ismailaj është arrestuar në shtetin grek, më pas është dënuar dhe dëbuar.?Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t?u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke?, citohet në njoftimin e PD.Sipas demokratëve, Qerim Ismailaj nuk e ka deklaruar dënimin dhe dëbimin nga Greqia e për rrjedhojë e kap ligji i dekriminalizimit.?Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se ?pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO? -  theksohet në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm?, vijon njoftimi.Më tutje, Partia Demokratike kërkon nga prokuroria që të kryejë hetime dhe verifikime për të nxjerrë në pah të vërtetën.?Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, të largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje?, përfundon njoftimi i PD.Më herët Partia Demokratike ka denoncuar edhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku dhe kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.Për të 3 ata, PD ka ngritur pretendimin se janë të dënuar në shtetet fqinje, por diçka të tillë nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Recommended