Ora News - Përmbytjet në Shkodër, vijojnë të mbeten nën ujë 2400 hektarë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zona e Nënshkodrës vazhdon të jetë e mbuluar nga uji.Prej ditësh forcat e ushtrisë qëndrojnë në gadishmëri për të përballuar çdo emergjencë të mundshme edhe pse fatmirësisht ka pasur vetëm një rast të tillë.Me dhjetëra shtëpi ndërkohë janë të rrethuara nga uji.

Situata ndryshon me orë, megjithëse prej 3 ditësh sipërfaqja nën ujë është po ajo, 2400 hektarë.

Në zonat e përmbytura të Nënshkodrës nuk mund të flasësh për një jetë të qetë, pasi frika bashkëjeton me këto familje. Uji u ka shkuar deri në pragun e shtëpisë, e rrezikon të hyjë brenda tyre.

Në Obot ushtria ka mundur të hyjë paradrekën e së shtunës me mjete të larta, por niveli i ujit në rrugë shkon afro 1 metër. Varkat mund të rikthehen në përdorim për transportimin e banorëve dhe ushqimeve.

Komandant i Batalionit Vau Dejes, Ali Mali, thotë se të paktën edhe për 48 orët e ardhshme ushtria do të vijojë të qëndrojë me shërbim 24 orësh në këtë zonë, për t?iu ardhur në ndihmë banorëve.

Ali Mali: Parashikohet një rritje e nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme, deri në këto momente kemi lëvizur vetëm me moto-varka. Ndërsa në këtë moment sapo bëmë rrugën e parë dhe me mjetet e kalueshmërisë së lartë.

Fatmirësisht në Obot gjatë gjithë këtyre ditëve ka patur vetëm një emergjencë shendetësore, ndërsa pjesa më e madhe e lëvizjeve kryhet për transport banorësh dhe baze ushqimore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/permbytjet-ne-shkoder-vijojne-te-mbeten-nen-uje-2400-hektare