Ora News - Edhe 1000 selvi te Unaza e Madhe, TAP i bashkohet nismës së Bashkisë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak ditë para 21 marsit, Ditës Botërore të Pyjeve, qytetarët e Tiranës do t?i bashkohen masivisht aksionit për mbjelljen e më shumë se 100 mijë pemëve në kryeqytet.

Deri tani, numri i pemëve të mbjella nga Bashkia e Tiranës gjatë këtij sezoni ka arritur në 95 mijë.

Së fundi, edhe Gazsjellësi Trans-Adriatik iu bashkua nismës, duke mbjellë 1000 pemë selvi përgjatë segmentit lindor të Unazës së Madhe.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi TAP-in për pemët e dhuruara dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë se si kompanitë private mund të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale ndaj qytetit.

Veliaj: Sapo kemi kaluar 95 mijë pemë të mbjella dhe jemi shumë afër qëllimit tonë kryesor, që në datën 21 Mars jo vetëm të kapim 100 mijëshen, por edhe ta kalojmë atë shifër. Me miq si TAP-i besoj se do t?ia arrijmë dhe do dalim faqebardhë në këtë nismë. Në fund të ditës, kjo është gjurma që lë secili prej nesh.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë ata qytetarë apo biznese që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për t?u bërë pjesë e këtij aksioni, që do t?i japë qytetit më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër në vitet e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/edhe-1000-selvi-te-unaza-e-madhe-tap-i-bashkohet-nismes-se-bashkise
Recommended