Report TV - Rama dhe Basha nga Elbasani urojnë shqiptarët për ditën e verës

  • 6 years ago
Politika ka uruar njëzëri ?Ditën e Verës? për të gjithë qytetarët. Nga qyteti i Elbasanit, aty ku festohet më shumë ?Dita e Verës?, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të punojë që e nesërmja të shkëlqejë si kjo Ditë Vere. Kryeministri vizitoi panairin ?Dita e Verës 2018?, ku përcolli dhe një mesazh urues për të gjithë, duke premtuar në vazhdim më shumë punësim, rritje ekonomike dhe siguri.
?Ka filluar të mos mbahet dot mend që kur kemi ardhur këtu në Elbasan për ditën e parë të Verës, por mbaj mend shumë mirë se si ka qenë Elbasani dhe e vërtea është se përsëri në këtë Ditë Verë nuk është e vështirë të shquhen ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur nga viti i kaluar, të tjera patjetër do të ndodhin.

Më e rëndësishmja është të fuqizojmë vazhdimisht mundësitë e njerëzve për të pasur më shumë punësim, ekonomi, më shumë siguri për të nesërmen. Hap pas hapi diçka po bëhet në funksion të një të nesërmje, që e nesërmja do të shkëlqejë si kjo ditë Vere?, tha Rama.

Recommended