Report TV -Elbasani sfidon motin, vazhdon traditën e Ditës së Verës

  • 5 years ago
Ndonëse Tirana vendosi të shtyjë festimet e ditës së verës për ditën e dielë, për shkak të motit jo të mirë të parashikuar për ditën e sotme, në Elbasan kjo ditë ka nisur ndryshe, me një atmosferë festive dhe shumë tradicionale.

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri tregon se festimet kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme me një koncert të organizuar nga Bashkia e Elbasanit, ku kanë marrë pjesë këngëtarë të mirënjohur si Klajdi Haruni, Bruno, Eneida Tarifa etj.

Për të vijuar ditën e sotme, ku që prej mëngjesit shumë qytetarë vendas por edhe nga qytete të tjera që kanë udhëtuar drejt Elbasanit, i janë bashkuar festimeve tradicionale.

Sheshi kryesor është mbushur me qytetarë që i janë bashkuar aktiviteteve të organizuar me rastin e kësaj feste, ndërkohë shumë tregtarë kanë dalë të shesin ballokume, e cila është edhe simbol i Ditës së Verës.

Recommended